Mirë se vini në hotelin e pushimeve të ëndërruara!

I vendosur buzë detit, në një pozicion ideal në një nga pikat më atraktive të qytetit të Sarandës, me një pamje fantastike mbi detin Jon, qytetin e Sarandës deri në Ishullin e Korfuzit që shtrihet përballë tij.
"Grand Hotel" Saranda, i restauruar tërësisht në 2011-ën, duke shtuar edhe mjaft shërbime e ambiente të reja, është një mundësi e pakrahasueshme për të gjithë ata që kërkojnë të pushojnë në sezonin e verës, në një strukturë të kompletuar e që ofron kushte ideale për të këtë kategori pushuesish, njëkohësisht është zgjedhja ideale për të kaluar fundjavat dhe ditët e qëndrimit në Sarandë, në çdo periudhë të vitit.
Ndikuar nga pozicioni ideal i vendosjes, dhe afërsia me qendrën e qytetit "Grand Hotel" Saranda, është mundësia më e mirë për të organizuar aktivitete, apo takime biznesi, festa apo koktejle të ndryshme në ambjentet e brendshme apo edhe në ambientin e bollshëm pranë pishinës buzë detit. Vendosja në Sarandë e cilësuar si Perla e Jugut të Shqipërisë, me 2.500 orë, ose 280-300 ditë me diell në vit, e bën "Grand Hotel" Saranda, një mrekulli për t'u shijuar jo vetëm gjatë ditëve të verës, por gjatë gjithë vitit me të njëjtën kënaqësi.
I ndërtuar si një oaz në këtë qytet pa dimër, "Grand Hotel" Saranda, ndodhet gjithashtu edhe shumë pranë siteve dhe mrekullive natyrore, historike dhe arkeologjike shqiptare. Maksimumi në 15 minuta mund të arrish si në Parkun Arkeologjik të Butrintit ashtu edhe në ekosistemin natyror në Syrin e Kaltër, Ishujt e Ksamilit apo Kalanë e Lëkurësit, Manastiret e 40 Shenjtorëve dhe Mosopotamit etj.