BAR & RESTORANT
Restoranti brenda, ju ofron një mjedis mjaft komod dhe elegant, duke ju ofruar një kuzhinë të përzgjedhur,
me menu të pasur internacionale, përveç pjatave internacionale, do të mund të shijoni edhe menunë vendase,
dhe prodhimet e detit gjithmonë të freskëta; Natyrisht të gjitha këto të shoqëruara me verërat më të mira të vendit edhe të huaja.
Restoranti mbi verandë, i pozicionuar, me një pamje fantastike mbi det, është një tjetër ambient, që funksionon kryesisht gjatë muajve të verës.
Pizeria:
Ofron pizza në furrë druri të të gjitha llojeve, me shije të veçantë. Ndodhet buzë detit pranë pishinës.
Bari:
Bar brenda në një ambient tepër të veçantë dhe komod, i cili është i hapur non stop. Bar në verandë me një pamje magjepsëse mbi të gjithë qytetin.
Beach bar:
I pozicionuar në mes të pishinës, përgjatë bregut të detit. Këtu mund të shijoni koktejle pa fund nën tingujt e muzikës verore,
edhe njëkohësisht të provoni shijet pa fund të xhelaterisë sonë. Grand hotel brenda këtyre ambienteve organizon, edhe festa,
koktejle speciale, aktivitete etj.