• shqip
  • english
  • KREU
  • RRETH NESH
  • REZERVIME
  • VENDODHJA
  • DHOMA & SUITA
  • BAR & RESTORANT
  • GALERI
  • KONTAKT
  • RRETH SARANDËS

RRETH NESH

I ngritur në Sarandë, "Grand Hotel" Saranda është një prej strukturave më të mira akomoduese në Sarandë edhe në të gjithë bregdetin shqiptar. Duke ofruar një serë shërbimesh për klientët e saj.
"Grand Hotel" Saranda, vjen për ju me një imazh të ri i rinovuar tërësisht në vitin 2011 duke ofruar edhe mjaft ambiente të reja si: New bar në taracë me një pamje magjepsëse mbi det dhe qytet: ku mund të shijoni panoramën fantastike që ju ofrohet edhe perëndimet e mrekullueshme, veçanërisht gjatë muajve të verës, restorantin e ri në verandë, pothuajse mbi det.
Të gjitha dhomat janë tashmë të rikonstruktuara, edhe me një arredim modern e tërësisht të ri, mjaft komode e të pajisura me të gjitha facilitetet e nevojshme.

HOTELI YNË

Hoteli ynë Ofron:
    Recepsion dhe sekretari 24 orë
    Shërbim në dhomë
    Sallë TV-Color
    Bar i kondicionuar, tarraca-bar, pishina-bar me 1.000 vende
    Restorant i kondicionuar, restorant veror
    Dhoma dhe mjedise për duhanpirësit
    Pishina për të rritur dhe fëmijë
    Shezllonge gratis në plazhin privat buzë detit
    Kënd lojërash për fëmijë
    Lidhje Internet ADSL me shpejtësi 512 Kbit/s
    Shërbim ëireless gratis në dhoma, bar, restorant dhe pishinë
    Telefon, fax dhe kuti postare
    Shërbim taksi për tour-e turistike
    Parking privat gratis, i ruajtur


AKTIVITETE

Nëse dielli, deti dhe pishina nuk Ju mjaftojnë, "Grand Hotel" Saranda, është aty, sepse zbavitja duhet të vazhdojë edhe më tej.
Mbrëmjet Live me këngëtarët më të famshëm shqiptarë, karaoke, festat zbavitëse në pishina-bar me 1.000 vende etj., e kthejnë ditën Tuaj në një kënaqësi pa mbarim.
Sa më shumë hapësirë dhe zbavitje për fëmijët, aq më shumë pushime edhe për prindërit. Pishina e të vegjëlve, këndi i lojërave, plazhi i ruajtur dhe farmacia pediatrike, e shndërrojnë "Grand Hotel" në një kopësht fëmijësh mbi det, ndërsa prindërit e tyre mund të pushojnë qetësisht si në muajin e mjaltit.
Adresa: Kontakt:

"Grand Hotel", Saranda Tel/Fax: +355 (0)8522 5574 | Cel: +355 (0)68 20 77559
Lagjja Nr. 1, Rruga: Sarandë-Butrint (Shqipëri) E-mail: information@grandhotelsaranda.com