RRETH SARANDES
Pozicioni Gjeografik
Rrethi i Sarandës ndodhet në ekstremin më jugor të Shqipësë, atje ku regjistrohet edhe gjerësia gjeografike prej 38-39 (konispol). Ajo kufizohet në veri me Vlorën, në lindje me Delvinën dhe Gjirokastrën, në jug me Greqinë kurse në perëndim më detin Jon.
Saranda është pika më jugore e Shqipërisë, ajo është e shtrirë në mes kodrash që bien në brigjet e detij Jon. Sipërfaqja e Sarandës është rreth 2200 ha, dhe shtrihet nga kepi i Dentës deri në kepin e Paledhës në veri perëndim.
Rrethi i Sarandës ka një reliev përgjithësisht fushor, i cili përbëhet nga: pjesa jugore e maleve bregdetare që shtrihen nga Borshi deri në gjirin e Ftelias, fushat e Vrugut, fusha e Vrinës dhe kodrat e Sarandës, Lëkurësit, Ksamilit, Butrintit e Konispolit. Të gjitha këto njësi përbëjnë pjesën jugore të Rivierës Shqiptare në të cilën bien në sy gjiret e shumta, plazhet, bregdeti shkëmbor, kodra me ullinj dhe agrume, malet që qarkojnë peizazhin. Territori i Sarandës përshkohet nga lumenjtë e Kalasës, Bistricës dhe Pavllës që derdhen në detin Jon. Bistrica është e famshme edhe për troftën e saj (Salmo Fario) dhe troftën e kultivuar (Salmo Irideus). Në hidrografinë e Sarandës bën pjesë edhe liqeni i Butrintit i cili është një nga liqenet më të mëdha detare të Shqipërisë. Liqeni i Butrintit është mjaft i pasur me specie detare, dhe në ujërat e tyre tashmë është krijuar tradita e kultivimit të midhjeve. Kushtet e relievit, gjerësia gjeografike dhe klima subtropikale krijon kushte shumë të mira për kultivimin e agrumeve dhe ullirit.
Klima
Pozita e vecantë gjeografike ka bërë që Saranda të jetë zona më e ngushtë në të gjithë Shqipërinë, dhe kjo falë karakterit të mbyllur që Saranda ka në veri edhe në lindje. Klima është tipike mesdhetare. Saranda ka 270-300 ditë me diell në vit. Si cdo lloj tjetër klime tipike mesdhetare ajo karakterizohet nga vera e thatë dhe e nxehtë dhe dimri i butë e i lagësht. Temperaturat më të larta në verë janë 25-27 C dhe në dimër 0-2 gradë. Temperatura mesatare vjetore është 17- 18 gradë në dimër. Temperaturat e ujit janë mesatarisht 16.3 gradë në dimër dhe 24.2 gradë në verë. Sasia e reshjeve varion 1.600-1.800 mm shi në vit. Kjo lloj klime gjithevjetore.
SI ARRIHET NË SARANDË
Si arrihet në Sarandë: Tiranë – Sarandë nisja bëhet tek ish fusha e Aviacionit.
Butrinti
Sipas mitologjisë qyteti i Butrintit u ndërtua nga Trojanët aty rreth shek të 13 p.kr. Kontrolli strategjik i Butrintit në Jon dhe në pjesët tokësore në Ballkan e bënë atë të dëshirueshme nga fuqitë e mëdha Europiane që në Luftën e Parë Peloponeze në shek e 5-të deri tek ato Napoleoniane në shek e 19-të. Helenët, Romakët, Bizantinët, Venecianët dhe Turqit Otoman të gjithë i kanë dhënë formë qytetit dhe monumenteve të dukshme sot në Park. Bërthama e periudhës helenistike të shek të IV p.kr të qytetit u zhvillua afër një tempulli dedikuar Asklepit, ku me donimet që bëheshin u ndërtua një teatër aty nga shek III pr.kr, i cili është një nga monumentet më spektakolare edhe tani. Teatri i rimodelua edhe gjatë periudhës perandorake ku Butrinti pati privilegjin e të qënit qytet i një kolonie romake.
Për 400 vjet me rradhë Butrinti qëndroi nën Venedikun përreth 400 vjet, e më pas tërhoqi vëmendjen e Perandorisë Otomane duke bërë që ai herë pas here të pushtohej. Pas 1815 Butrinti filloj të vizitohej nga vizitorë një ditorë të cilët frekuentonin Korfuzin si pasojë e pushtimit Britanik të tij. Artistë të tillë si Edëard Lear dhe Henry Cook lanë fotot dhe pikturat e tyre për Butrintin. Më pas qyteti ra edhe në duart e Ali Pashë Tepelenës dhe që prej asaj periudhe shkëlqimi i qytetit filloi të binte deri sa filluan gërmimet e para në 1928 nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini.
Manastiri i 40 Shenjtorëve
Manastiri i 40 Shesjtorëve nga ku rrjedh edhe emri i qytetit të Sarandës është një monument me karakter historik, arkeologjik dhe fetar. Ai është pika e parë e itinerarit ku mund të kalohet në drejtim të Kalasë së Lëkurësit.
Manasatiri i Mesopotamit
Manastiri është ndërtua në vitet 1041-1052, është tepër i veçantë nga ana arkitekturore dhe ka dy apsida harkore, ndërthurje të tullave me gurin. Në muret e tij gjenden figura të ndryshme grifonesh.
Syri i Kaltër
"Syri i kaltër" është një monument natyre që mbart vlera të veçanta.